Teksa po vijon të bëjë bujë operacioni “plumbi i artë” ku u goditën 8 grupe kriminale pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, një tjetër gafë, por këtë herë nga policia ka marrë vëmendje.
Teksa sot po vijojnë të jepen masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë’, sipas burimeve, policia ka ngatërruar një prej të arrestuarve, Ilirjan Feçin.
Mësohet se policia ka çuar në gjykatë dikë tjetër në vend të Feçit.