Personazhi në fotografinë kryesore të lajmit është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Dua Lipa lindi në Londër më 22 gusht 1995 dhe shkoi në shkollën “Sylvia Young Theatre School” para se të zhvendosej në Kosovë me familjen në vitin 2008.
Ajo vjen nga familje muzikantësh pasi i ati i saj, Dukagjin Lipa është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të rokut shqiptar.
Duke u kthyer në Britani të Madhe në moshën 16 vjeçare, ajo filloi të punonte si modele dhe u përpoq të fillonte karrierën si këngëtare.
Duke shfrytëzuar YouTuben si një platformë muzikore që nga mosha 14 vjeçare, ajo u bë e njohur për “coverat” që publikonte para se të arrinte një marrëveshje me një kompani muzikore.
Në vitin 2015 arriti marrëveshje me ëarner Bros. Records, ku debutoi me këngën “Neë Love” ndërsa filloi të punojë në albumin debutues.
Kënga e saj e dytë i solli suksesin e vërtetë anembanë Evropës, duke e renditur në top listave botërore.
Megjithatë, shpërthimi i saj i madh ishte me këngën “Hotter Than Hell”, i cili u bë një hit i vërtetë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA. Më 21 prill të vitit 2017, Dua publikoi këngën “Lost in Your Light”, ku bashkëpunoi me Miguel.
Ajo më në fund publikoi albumin e parë në karrierë, i cili u titullua sipas emrit të saj, në qershor të vitit 2017 – pasi data e nxjerrjes në shitje u shty disa herë.
Përpara nxjerrjes në shitje, Dua zbuloi temat e albumit që bazohen në pikëpamjet e saja personale për dashurinë, seksin dhe vetë-fuqizimin e femrës.
Lipa ka dorë në shkrimin e teksteve të çdo kënge, përveç të parit, kështu që ajo ka dhënë zemrën dhe shpirtin për këtë album.
Frontmeni i Coldplay, Chris Martin dhe Dua Lipa shkruan së bashku këngën finale të albumit, Homesick.
Në fillim të dhjetorit, u zbulua se Dua Lipa ishte femra më e transmetuar në Spotify në Britani të Madhe, ku ka lënë pas yjet e tilla, si Beyonce dhe Taylor Sëift.
Ajo mori dy çmime në Brit Aëards 2018 dhe ishte pjesë e grupit të shfaqjeve në këtë ngjarje magjepsëse.
Cilat janë hitet më të mëdha të Dua Lipës?
Be the One
Last dance
Hotter than hell
Bloë Your Mind (Mwah)
Scared to Be Lonely
Lost in Your Light
New Rules
Homesick
IDGAF