Zelensky: Europa të mendojë për çmimin që do të paguajë Rusia që po sjell përsëri të keqen e luftës totale në kontinent

Në fjalimin e tij të përnatshëm, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka thënë se historia do ta mbajë Rusinë përgjegjëse për rikthimin e luftës në kontinent.

“Dhe ne, ukrainasit, do të vazhdojmë të punojmë për mbrojtjen tonë, fitoren tonë dhe për rivendosjen e drejtësisë. Sot, nesër dhe çdo ditë tjetër që është e nevojshme për të çliruar Ukrainën nga pushtuesit”, tha ndër të tjera Zelensky.

Presidenti përfundoi duke falënderuar të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën dhe duke u premtuar atyre se flamuri i tyre do të valojë sërish mbi qytete.

“Flamuri ukrainas do të kthehet. Sepse ky është vendi ynë. Një vend i lirë evropian”, tha ai.


Shtuar 10.05.2022 07:31