Ceferin publikisht e pranon se s’do të ndalet pa iu hakmarrë Realit

Klubi më i trofeshëm në Evropë, Real Madridi, është edhe klubi që më së shumti tani për tani urrehet nga numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

E gjithë kjo për shkak të asaj çfarë bëri Florentino Perez, krijimit të Superligës Evropiane, që ngjalli reagime të shumta në gjithë botën e që tani për tani është suspenduar.

Gjatë ditës së djeshme, Ceferin tha se gjasat janë të mëdha që ta përjashtojnë Realin nga Champions League, por kjo s’do të ndodhë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA u takua sot (e premte) dhe vendosi që Reali të vazhdojë garën sikur asgjë nuk ka ndodh.

Sido që të jetë, Ceferin e ka tani me Florentino Perez dhe publikisht e ka pranuar se herët apo vonë, Reali do ta pësojë nga ai: “në të ardhmen”, ka thënë ai lidhur me një dënim të mundshëm për Madridin.


Shtuar 23.04.2021 16:54

Tags: , ,