Gazetarja Klodiana Lala është shprehur e revoltuar në një status që ka bërë në rrjetin social Facebook. Ajo shkruan se në gjyqin ndaj Talo Çelës në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarja Flora Hajredinaj ka kyçur dyert për gazetarët.
Më tej në postim, shprehet se ky status është për ambasadën e SHBA, të cilën e cilëson si “krushku” i Reforës në Drejtësi, ndërsa për ILD thotë se bën sehir e KLGJ fle gjumë.
Postimi i Klodiana Lalës:
Skandal ne Gjykaten e Posacme
Gjyqtarja Flora Hajredinaj kyc dyert per gazetaret. Duke u fshehur si struci bashke me koleget nderroi sallen e gjyqit qe te mos kishte media brenda. Nuk kishte guximin te merrte as vendim per te na nxjerre nga salla e gjyqit duke dhene dhe arsyetimet perkatese. Ne kete menyre na hoqi te drejten e ankimimit te vendimit.
Faktet jane aty. Mjaft te kqyren kamerat e sigurise. ILD ben sehir. KLGJ nderkohe fle gjume.
As vete se kuptoj se cfare gatuhet ne gjyqin ndaj Talo Celes.
Ky status ne vemendje te krushkut te Reformes ne Drejtesi,U.S. Embassy-Tirana./albeu.com