Skandal në futboll: Boca Juniors akuzohet se ka blerë arbitrat, policia heton dhe sekuestron provat (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është luajtur ndeshja midis Always Ready-Boca Juniors ku ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 0-1 për miqtë.

Boca shënoi golin e vetëm me anë të një penalltie ku nga vendasit u tha se ishte e dyshimtë dhe kanë filluar ankesat se Boca Juniors ka blerë ndeshjen duke paguar arbitrat me dhurata.

Këto ankesa, “Doble Amarilla” i ka konfirmuar me disa pamje filmike ku cilësohen si fakte, të hedhura nga presidenti i klubit bolivian, Andres Costa. Pamjet përkatëse tregojnë oficerët e policisë duke sekuestruar disa çanta me simbolin dhe ngjyrat e Boca Juniors, ku në to duket se ka disa fanella të ekipit argjentinas.

Fakti është se “Conmebol” ndalon në rreptësishtë blerjen e dhuratave për gjyqtarët e caktuar në një ndeshje futbolli, ku klubi argjentinas e ka shkelur.

Presidenti i ekipit nga Bolivia, Andres Costa, shpjegoi se “ka patur dhurata nga ekipi kundërshtar në drejtim të gjyqtarëve dhe policia po i kontrollon në dhomat e zhveshjes”.

Costa tha më vonë se do të kërkojë dhe një ballafaqim me gjyqtarët e ndeshjes, por nuk do të kërkojë pikët në tavolinë./ h.ll/albeu.com