Rusia humb ushtaren e parë femër në luftën me Ukrainën (FOTO LAJM)

Rusia ka humbur ushtaren e saj të parë femër gjatë luftës në Ukrainën. Valentina Galatova, 27 vjeç dhe nënë e një fëmije, vdiq duke luftuar në qytetin port të Detit të Zi muajin e kaluar, megjithëse vdekja e saj u konfirmua nga mediat ruse vetëm një ditë më parë.

Pas pushtimit të fundit rus të Ukrainës në vitin 2014, ajo u zhvendos në një zonë të provincës Donetsk të pushtuar nga separatistët pro-

Moskovës me burrin e saj, ku lindi fëmijën e tyre të vetëm – një djalë, tani 8 vjeç.

Galatova studioi psikologji në Donetsk dhe u diplomua në janar të këtij viti.

Bashkëshorti i saj, i cili po shërbente në forcat e armatosura të të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, vdiq në luftimet ndërkufitare me forcat ukrainase vitin e kaluar.

Pasi Putin sulmoi Ukrainën për herë të dytë në shkurt të këtij viti, Galatova doli vullnetare për forcat e armatosura të DPR dhe u dërgua në Ukrainë.