Bayern Munich sfidon Barcelonën për nënshkrimin me parametra zero

Transferimi me parametra zero nga Chelsea te Barcelona thuhej se kishte përfunduar për Andreas Christensen, por ditët e fundit ka një heshtje totale nga të dyuja palët dhe ngrihet dyshimi se operacioni nuk ka përfunduar ende.

Sipas “SkySports UK”, Bayern munich është futur në skenë dhe është duke vlerësuar mbrojtësin danez për ta transferuar me parametra zero në merkaton e verës. Për Christensen rinovimi me blutë e Londrës është i pamundur, pasi ai nuk bën më pjesë në planet e Tuchel./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.05.2022 14:13