Zelensky do ti drejtohet nesër Kuvendit të Shqipërisë, zbulohet ora

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do ti drejtohet ditën e nesërme me një video-mesazh Kuvendit të Shqipërisë.

Për këtë arsye mësohet se do të shtyhet seanca planare nga ora 11:00 që ishte parashikuar për në orën 13:00.

Njoftimi:

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e posaçme e Kuvendit të Shqipërisë, gjate se ciles Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit , do te zhvillohet neser, ditën e martë, datë 3 maj, ora 13:00.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

Kujtojmë se Zelensky edhe më herët i është drejtuar disa prej parlamenteve evropiane duke i falenderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës, që është pushtuar nga Rusia që prej 24 shkurtit./albeu.com/