Ushtrimet e rregullta dhe gjumi cilësor janë mënyra efektive për të përballuar stresin. Megjithatë, kontributi i ushqimit të duhur në reduktimin e stresit mund të jetë po aq i rëndësishëm.
Këtu janë 3 ushqime që do t’ju ndihmojnë ta përballoni atë:
Çokollata e zezë ka qenë e lidhur me nivele më të larta të serotoninës (një kimikat përgjegjës për rregullimin e humorit). Është gjithashtu i pasur me magnez, i cili redukton stresin. Kjo nuk do të thotë se mund të konsumoni çokollatë pa kujdes, por një copë e vogël me 70-85% kakao mund t’ju bëjë mirë.
Grejpfrutët janë të pasur me vitaminë C, e cila është treguar se redukton nivelet e kortizolit në trup, si dhe efektet fizike dhe psikologjike të stresit. Nëse nuk ju pëlqen grejpfruti, provoni portokall ose speca, të cilët janë gjithashtu të pasur me vitaminë C.
Perimet jeshile si spinaqi dhe brokoli janë të pasura me acid folik, një lëndë ushqyese që ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të serotoninës. Asparagu gjithashtu përmban nivele të larta të kësaj vitamine të tretshme në ujë./albeu.com