Zgjidhen drejtuesit e punimeve të Kuvendit të Berishës, zbulohet se delegatë ka në sallë

Me propozim të Komisionit të Rithemelimit dhe delegatëve, janë zgjedhur përbërja e Komisionit të punimit të Këtij Kuvendi.

Më konkretisht, për përbërjen e Komisionit të drejtimit të punimeve, janë zgjedhur Albana Vokshi Edmon Spaho si dhe Ervin Minarolli. Po ashtu edhe Ivi kason dhe Belind Këlliçi.

Ndërkohë për sekretariatin teknik, është zgjedhur Ledio Nuraj, Minushe Lazaj si dhe Nadja Daullja.

Mësohet se prezent në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike janë 1425  delegatë Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komisionit për Kuvendin e PD të mbledhur sot, Belind Këlliçi.

“Pas raportimit nga sekretariati teknik rezulton se prezent në sallë janë 1425 delegatë. Për shkak se se numri i përgjithshëm është në total 1838 duke përllogaritur 1100 delegatët e zgjedhur anëtarët e këshilli Kombëtar dhe kuotat e tjera. Se prezent në sallë janë më shumë se gjysma. Pra për këtë arsye zyrtarizoj  çeljen e Kuvendit Kombëtar.” tha Këlliçi.

Gjithsej në podium do të marrin fjalën 20 persona. Mes tyre pritet të jetë edhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli. Përveç saj, pjesëmarrjen në Kuvend e kanë konfirmuar edhe Arben Imami, Fatbardh Kadilli, Rudina Hajdari si dhe Myslim Murrizi./albeu.com