Sot Kuvendi i PD, Evi Kokalari “tallet” me Bleona Qeretin: Kush e propozoi këtë në Këshill

Evi Kokalari i është bashkuar Kuvendit të sotëm Kombëtar të PD në Pallatin e Kongreseve dhe qëndron në rresht të parë, e ulur në krah të zonjës Lirie Berisha.

Pas shpalljes së Bleona Qerretit si kandidate për Këshillin e Ri Kombëtar nesër në Kuvendin e PD-së, të organizuar nga Sali Berisha, është tallur keq me këngëtaren

“Nuk e di kush e propozoj këtë në Këshill & pse, por vetëm galeria në këtë artikull mjafton të kuptosh që kjo po përdoret për ti ulur vlerat Kuvendit nesër.

Do doja të shikoja intelektual dhe shkrimtar e artist si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në këshill.

Ose merreni PD-në seriozisht ose mos na humbni kohën kot.

Jam pa fjalë.”, shkruajti Kokalari.