Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi plagosi me thikë vëllain e tij.
Sipas njoftimit të policisë, Egzon Uruçi për motive të dobëta ka plagosur me thikë vëllain e tij më të madh, Bernard Uruçi.
Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës
Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.