Conte te PSG nuk do të marrë vetëm Lukakun, synohet edhe ylli zikaltër

Po përflitet shumë se Conte do të jetë trajneri i ardhshëm i klubit francez të PSG-së.

Tekniku italian thuhet se ka pranuar një marrëveshje me PSG dhe ditët në vijim do të kuptohet më qartë se si do të jenë detajet e kontratës. Conte dëshiron të marrë me vete në Francë, ish-sulmuesin e tij tek Interi, Romelu Lukakun.

Por nuk mbetet me kaq, pasi Antonio conte synon edhe yllin e mesfushës zikaltër, Nicolo Barella. PSG është e gatshme të bëjë gjithçka për të bindur Conten të ulet në pankinë, dhe këta tashmë e kanë mësuar se Conte në fillim nuk diskuton pagën, por merkaton në të cilën ai do me patjetër lojtarë të klasit të lartë në ekip.

Barella ka një çmim në treg prej 60 milionë euro, por Inter nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet, por edhe nëse do të uleshin në tavolinë të diskutonin, do të duhej një shifër mbi 60 milionë./h.ll/albeu.com