Pas gjithë zhurmës së madhe që është bërë në rrjet dhe në mediat rozë, për trekëndëshin e dashurisë së krijuar brenda “Big Brother VIP”, duket se më e sulmuara dhe e gjykuara ka qenë Beatrix Rasmosaj. Trixa u vizualizua si “e treta” që hyri mes një çifti, Borës dhe Donaldit të cilët i kishin dhurruar vetëm pak ditë më parë shumë emocione publikut.
Pas rreth 3 muajsh, vetëm para dy ditësh ka ardhur reagimi i parë i Beatrixës e cila me lot në sy i bëntë thirrje njerëzve të mos ishin aq të ashpër dhe gjykues duke treguar vuajtjen me të cilën po përballet.
Këngëtarja mori përkrahje të madhe nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj, ndërsa mbështetje për të ka treguar edhe nëna e aristes shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera.
Vera, e cila është psikologe me profesion dhe këshilluese e shëndetit mendor ka shpërndarë në InstaStory videon e Beatrixës.
“Stop bullizimin, shëndeti mendor ka rëndësi, krenare me ty që fole hapur princeshë”, ka thënë Vera në postimin dhe komentin e saj sipër videos.
Ndërkohë, në një postim të dytë në të cilën Beatrix e ka falënderuar për përkrahjen duke thënë se kjo ka shumë rëndësi për të, nëna e yllit shqiptar u shpreh se si popull kemi tradita të forta dhe rini të bukur andaj bullizimi nuk vend tek ne.
“Jemi komb i lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur-hajde t’i ndihmojmë njëri-tjetrit! Pavarësisht se kush është në pyetje bullizimi nuk ka vend në vendin tonë”, shkroi Vera.