Polonia: Ndërprerja e furnizimit me gaz, shkelje e kontratës

Ka ardhur reagimi nga ofruesi i energjisë polake PGNiG ndaj lajmit se gjiganti rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimet në vend dhe Bullgari.

Ofruesi polak i energjisë thotë se ndërprerja e furnizimit me gaz është një shkelje e kontratës dhe do të përdorë “të gjitha mjetet kontraktuale dhe ligjore të disponueshme” për të kërkuar kompensim.

Bullgaria ka akuzuar gjithashtu Gazprom për shkeljen e kontratës së saj./albeu.com