Duket se për agresionin rus në Ukrainë, ka një “vijë të kuqe” nga Perëndimi.
Sipas tyre, përdorimi i armëve bërthamore taktike në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha mbi Rusinë.
Rusia do paguajë çmim ‘astronomik’ nëse presidenti i saj Putin urdhëron përdorimin e armëve bërthamore taktike në Ukrainë, tha nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland, në mes të ofensivës ruse në vazhdim.
Në një intervistë për gazetën ukrainase ‘European Pravda’, Nulandit iu kërkua të vlerësonte mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike nga Rusia. Ajo u përgjigj se nuk mund të përjashtonte një ‘skenar të tillë katastrofik’.
Ndërsa Putin ‘ka urdhëruar tashmë’ ato që, tha ajo, ishin ‘krime brutale lufte’, bota duhet të përgatitet për më të keqen. Në të njëjtën kohë, theksoi Nuland, pasojat e hapave të tillë do të ishin katastrofike për Rusinë dhe personalisht për Putinin.
Ajo nuk dha hollësi në lidhje me përgjigjen e mundshme nga Perëndimi, duke thënë në vend të kësaj se përdorimi i armëve bërthamore do ta çonte situatën në një ‘nivel thelbësisht të ri’, ku çmimi do jetë ‘astronomik’.