Berisha zbulon se kush do të zgjidhet president: Emri më i përfolur në procesin mafioz

Sipas ish-kryeministri Sali Berisha, Vali Bizhga është presidentja e re e zgjedhur nga qeveria Rama, që ka marrë 2/3 e votave.

“Procesi i zgjedhjes së presidentit është çështje e rëndësishme. Nëse javën e kaluar, këtu u fol me fakte të pakundërshtueshme se Kongresi i PS ishe i ngjashëm me atë të Cosa Nostras, unë mund tju them se procesi i zgjedhjes së presidentit po kalon në një process tipik të Cosa Nostras, me Edi Ramën.

Ai ka zgjedhur procedurën më mafioze me emrat në zarfat sekretë, po cili ka dalë emri më i përfolur. Jua them unë, sipas statistikave të Vali Bizhgës i kanë shkuar 2/3 e votave”, tha Berisha.

Kush është Vli Bizhga?

Vali Bizhga
Vali Bizhga

Vali Bizhga ka punuar me Edi Ramën si zv.kryetare e Bashkisë kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Pas kësaj kohe, pati një tërheqje nga punët politike dhe ekzekutive, derisa Rama në 2013, menjëherë pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, kur PS mori pushtetin pas tetë viteve në opozitë, e vendosi në krye të kabinetit të tij, pozicion që vazhdon ta mbajë dhe sot. Ajo njihet si gruaja që mbron shpatullat e Ramës dhe gjithmonë qëndron jashtë vëmendjes së medias./albeu.com

 


Shtuar 22.04.2022 12:23