Numri i të vdekurve nga një zjarr i madh që shpërtheu sot në një institut kërkimor ushtarak në qytetin Tver, 160 km larg Moskës, ka shkuar në shtatë, njofton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Raportet fillestare nga mediet ruse bënin fjalë për dy viktima dhe 20 të plagosur.
Mediet ruse kanë transmetuar pamje që tregojnë tymin e zi që del nga ndërtesa katër katëshe e Institutit Qendror të Kërkimeve Aeronautike të Forcave Ajroire Ruse.
Informacionet paraprake tregojnë se zjarri mund të ketë ndodhur për shkak të instalimeve elektrike të dëmtuara në ndërtesë, shtoi TASS. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, instituti është veçanërisht i përfshirë në kërkime në lidhje me mbrojtjen ruse të hapësirës ajrore, si dhe zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore./albeu.com