Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë në zonën e Fabrikës së Miellit. Në aksident janë përfshire tre mjete dhe për pasojë ka mbetur i lënduar një 2-vjeçar, i cili është transportuar në spital.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.