Gjendet i pajetë avokati shqiptar në Itali, kishte fytin e prerë

Një avokat shqiptar, Aineo Redo, është gjetur i pajetë në qendër të Reggio Emilia të Italisë.

Trupin e pajetë të 49-vjeçarit, i cili kishte prerje në fyt, e vunë re fillimisht disa kalimtarë të rastit.

Sipas ekspertizës së policisë dyshohet se është vetëvrasje, pasi u gjet një thikë në dorën e viktimës, por nuk përjashtohet dhe fakti që të jetë vrasje, dhe autorët ta kenë lënë në dorën e viktimës thikën.

Në mediat italiane shkruhet se avokati vuante prej kohësh nga depresioni.

Aineo Redo ishte një avokat i specializuar në ligjin e imigracionit. Ai mbërriti në Itali në vitin 1996 dhe u diplomua në Universitetin e Parmës. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.