Ironizon profesori i gazetarisë: Gent Cakaj president, askush nuk ka lexuar libra sa ai

Zgjedhja e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë është bërë një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit.

Tashmë kanë filluar dhe ironitë ku profesori i gazetarisë  Zylyftar Bregu ka reaguar në rrjetet sociale për diskutimet që po zhvillohen për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Bregu shkruan me ironi se deri më tani asnjë nga kandidatët nuk ka lexuar më shumë libra se ish-ministri i Jashtëm i komanduar, Gent Cakaj, ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Çështja e Presidentit është futur në një ngërç; Askush nga kandidatët nuk ka lexuar Libra më shumë se Gent Caka. Po shihet mundësia qe Caka të jetë kandidati potencial.”, shkruan Bregu.