Kosova zhduk Covidin, sot vetëm 3 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 3 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.295. Në total numri i rasteve aktive është 447.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.629 doza të vaksinës. Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 19.04.2022 15:07