Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka cilësuar sanksionet e perëndimit ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës si një autogol, të cilat sipas tij kanë përkeqësuar ekonominë e Perëndimit, shkruan The Guardian.
Duke folur për gjendjen e ekonomisë së brendshme të Rusisë, Putin tha se inflacioni po stabilizohej dhe se kërkesa për shitje me pakicë në vend ishte normalizuar. Sektori i shërbimeve në Rusi ka pësuar rënien më të keqe që nga pandemia në 2020 pasi konsumatorët dhe bizneset anuluan porositë pas vendosjes së sanksioneve.
Sipas një sondazhi në fillim të këtij muaji, numri i porosive gjatë muajit mars shënoi rënie për shkak të kufizimeve të importeve dhe eskporteve, dhe rritjes së inflacionit./albeu.com