Flor Binaj vjen si moderator, mësohet televizioni dhe formati ku do ta shohim

Gjithçka është gati tashmë dhe “Piranjat” e ABC pritet të futen në aksion. Emisioni investigativ “Piranjat” ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe pritet që të fillojë së transmetuar të martën e ardhshme në ABC. Studioit janë gati, moderatorët, gazetarët dhe teknikët po ashtu.

Me drejtues Florian Binon dhe Arilena Aran, “Piranjat” pritet të frikësojnë çdokënd që ka ngjyer sadopak duart me paratë publike duke u bërë zëri kryesor në ekran i problematikave të shoqërisë, ndërsa nuk do të mungojnë situatat gazmore, njerëzit e kapur “mat” dhe investigimet në thellësi, sepse në fund të fundit, asgjë nuk mund të rrijë e fshehtë përgjithmonë!

Të martën në orën 21:00 dhe në vijim, në ekranin e ABC në Shqipëri dhe T7 në Kosovë, sepse “Piranjat” janë programi televiziv ku çdo gjë mund të ndodhë dhe askush nuk është i sigurt. /abcnews.al

 


Shtuar 18.04.2022 15:11