Një tjetër gjeneral i lartë rus është vrarë në Ukrainë.
Bëhet fjalë për Vladimir Frolov, zëvendëskomandant i Ushtrisë së 8-të të Distriktit Jugor, i cili u vra në luftime në Ukrainë.
Gjeneralmajor Vladimir Frolov u varros të shtunën në varrezat Serafimovsky në Shën Petersburg.
Në ceremoni mori pjesë edhe guvernatori i Shën Petersburgut, Aleksandër Beglov. Gjatë ceremonisë, Guvernatori Beglov tha se gjenerali Frolov është një ushtar karriere
Vladimir Frolov mori gradën e gjeneral-majorit me dekret të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, më 12 dhjetor 2019.
Sipas mediave lokale, gjenerali Frolov është ushtari i tetë në St. Peterburg konfirmoi vdekjen e tij në luftën në Ukrainë. Më 12 prill, populli i Shën Peterburgut i dha lamtumirën e fundit nënkolonelit Miras Bashakov me nderime ushtarake. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe guvernatori i qytetit./albeu.com/