Bien ndjeshëm infektimet me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje.

Gjithashtu mësohet se sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.216. Në total numri i rasteve aktive është 484.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 189 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.478 doza të vaksinës. Deri më sot 821.410 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 16.04.2022 14:59