Interi regjistroi një fitore të rëndësishme në shtëpi kundër Shakhtar Donetskut, duke e mbyllur takimin me rezultatin 1-0.
Skuadra italiane e dominoi pjesën e parë të ndeshjes dhe krijoi mundësi për shënim përmes Marcus Thuram dhe Hakan Calhanoglu, por rastet e tyre nuk u konkretizuan.
Të lidhura
None found
Edhe Shakhtari pati momente të rrezikshme, me Bondar dhe Ocheretko që tentuan të shqetësonin portën e vendasve, pa arritur ta gjenin rrugën drejt golit.
Interi mbeti me një lojtar më pak për mbi 20 minuta, pasi Alessandro Bastoni u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha.
Pavarësisht inferioritetit numerik, zikaltërit gjetën golin e fitores. Carlos Augusto realizoi me një goditje të bukur pas asistimit të Mkhitaryan, duke vulosur suksesin e Interit.
Shakhtari shfrytëzoi epërsinë numerike dhe krijoi disa raste të tjera, por nuk arriti ta mposhtte portierin e “Neurazzurëve”.
Ky ishte triumfi i parë i Interit në Ligën e Kampionëve, ndërsa Shakhtari mbetet me katër pikë.




