Një dron që kishte në shënjestër një strukturë në fushën naftëmbajtëse Shaiba, në lindje të Arabisë Saudite, u asgjësua në ajër, ndërsa mbetjet e tij shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve, njoftoi Ministria Saudite e Energjisë.
Sipas një deklarate të ministrisë, viktimat ishin shtetas të huaj: njëri nga Filipinet dhe tjetri nga Nepali. Të plagosurit ishin shtetas të Pakistanit dhe Indisë. Në njoftim nuk u bë e ditur origjina e dronit.
Të lidhura
None found
Ngjarja nuk solli ndërprerje apo pasoja në operacionet e strukturës së naftës.






