Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak dhe strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Maminasi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. T., 18 vjeç, banues në Dibër dhe E. E., 20 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.
Shërbimet e Policisë, në ambientet e një lokali në Maminas, gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 550 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të rinjtë do t’i shisnin farat narkotike, në zonën e Maminasit, Shijak. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.