Shkruan historinë! Gruaja e parë afrikano-amerikane në Gjykatën e Lartë të SHBA-së (FOTO LAJM)

Në Gjykatën e Lartë të SHBA-ve, ka hyrë e para grua afro-amerikane, gjatë 200 viteve të krijimit të këtij institucioni.

Bëhet fjalë për Ketanji Brown Jackson, e cila ka thyer dy stereotipe dhe duke shkruar histori.

51-vjeçarja u zgjodh me mbështetjen e demokratëve dhe një shumicë margjinale, 53 vota kundër 47, ndërsa u votua edhe nga tre republikanë të moderuar.

Pavarësisht se republikanët e “luftuan”, Jackson arriti të merrte vendin e saj në Gjykatën e Lartë.

Sipas Guardian, sulmi ndaj saj ishte një fushatë që e paraqiste atë si shumë “të butë” me krimin, madje disa thanë se ajo kishte mbajtur këtë qëndrim edhe ndaj autorëve që kishin abuzuar seksualisht me fëmijët. Megjithatë, avokatët i mohuan akuzat, duke thënë se sulmet ishin mashtruese dhe synonin të njollosnin historinë e Jackson.

Demokratët, nga ana e tyre, janë fokusuar tek kualifikimet formale dhe qëndrimi që ka mbajtur, veçanërisht në disa diskutime të nxehta me senatorë konservatorë. Përveç kësaj, ata theksuan se vendimet specifike të republikanëve që ata i përshkruan si “tepër të buta” ishin, në fakt, praktika të zakonshme të gjyqësorit./albeu.com/