Ish-tekniku i famshëm italian, Marcelo Lipi, ka marrë pjesë në një eveniment futbollistik të organizuar në Viarexho, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të drejtuara nga gazetarët e pranishëm.
Në një moment ish-trajneri i Juventusit vihet përballë një pyetjeje lidhur me finale e Champions Ligës të humbur në kohërat kur ishte trajner i Juventusit, kundër skuadrës së Borusia Dortmund.
74-vjeçari zgjodhi të mos i përgjigjej, duke u larguar me një buzëqeshje në fytyrë.