Zelensky: Po mbrojmë të drejtën për të jetuar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ukrainasit po mbrojnë të drejtën për të jetuar, në një intervistë për CBS News nga Kievi.

“Kurrë nuk e kam menduar se kjo e drejtë ishte kaq e kushtueshme. Këto janë vlera njerëzore, në mënyrë që Rusia të mos zgjedhë se çfarë duhet të bëjmë ne dhe si do t’i përdor të drejtat e mia”, tha ai.

Më tej, Zelensky tha se në një vizitë të fundit në Bucha, ku Rusia është akuzuar për krime lufte, ai ishte dëshmitar i “vdekjes, vetëm vdekjes”./albeu.com


Shtuar 8.04.2022 22:26