Kylie Jenner ofron 7 këshilla për të gjithë “nënat e reja”

Gjatë gjithë shtatzënisë me Stormin, Kylie Jenner ishte e qetë, duke e mbajtur gjithçka (eksperiencën) për vete.

Tashmë ajo ka vendosur të ndajë ‘sekretet’ e prindërimit që ajo ndjek.

 Pavarësisht ndarjes, ajo ruan marrëdhënie të mira me babain e vajzës.

Pavarësisht  keqkuptimeve që kishte cifti, Kylie e dinte se vajza e saj kishte nevojë për të dy ata, dhe i dha përparësi lumturisë së saj.

Kylie e vendos vajzën mbi gjithçka.

Kur bëhet fjalë për Stormin, Kylie nuk mendohet dy herë. Ajo njihet për vendosjen e vajzës së saj mbi gjithçka tjetër, edhe kur bëhet fjalë për drejtimin e kompanisë miliarda dollarëshe.

Kylie ndërton një lidhje të fortë me vajzën dhe ndan gjithçka me të.

Ajo kujdeset për detajet më të vogla në look-un e Stormit, e cila duket gjithmonë perfekte.

Fëmijët mund t’jua bëjnë jetën të vështirë, veçanërisht kur fillojnë të ngatërrojnë gjërat nëpër shtëpi ose kuzhinë. Kylie duket se nuk shqetësohet shumë kur vajza e saj po bën rrëmujë  përkundrazi, ato të dyja angazhohen në pastrim ndërsa shijojnë kohën së bashku.

Kylie vendosi të krijojë një dhomë lojrash për vajzën e saj në zyrë, në mënyrë që ajo të mund të punonte ndërsa vajza e saj luan në të njëjtin ambjent.

Kylie nuk e humb mundësinë për të postuar një foto, një citim apo edhe një moment intim me Stormin.

Ajo pranon se është ende duke mësuar për mëmësinë dhe i pëlqen procesi.

Mëmësia vjen me shumë presion. Nënat e kanë dëshmuar forcën e tyre shumë kohë më parë kur bartin foshnjat për muaj të tërë dhe më pas ia ‘dorëzojnë’ botës.

Kylie është e vetëdijshme për këtë, dhe kjo është arsyeja pse ajo i këshillom nënat e ardhshme me fjalët: “Jini të buta me veten. Është normale të bësh gabime, nuk mund të kuptosh gjithçka dhe padyshim nuk je perfekte, askush nuk është. Pra, mos harroni ta merrni lehtë dhe të shijoni procesin.”/albeu.com