Beatrix Ramosaj ditën e sotme ka publikuar në Instastory-n e saj një ‘screenshot’ të një postimi që ka bërë në Twitter.
“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”- ka pyetur ajo.
Kujtojmë që këngëtarja këtë frazë e ka përdorur në një postim të Borës pasi ajo shkëmbeu një puthje me Donaldin në “Big Brother VIP”.
“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit love you zemër!!”- shkruante ajo në atë kohë.
Duke na ardhur ndër mend kjo shprehje nuk jemi të sigurt nëse ajo është duke përgatitur një këngë apo do puthë ndonjë person.
Por një gjë është e sigurt, Trixa ka hedhur një thumb tjetër kundrejt Donaldit dhe Borës.