Marku vs Khan? Ben Shalom: Ndeshja mund të bëhet në Tiranë

Boksieri shqiptar, Florian Marku mposhti me K.O  që në raundin e 4-të kundërshtarin britanik Chris Jenkinsit, teksa mbrojti kështu edhe titullin kampion në IBF.

“Më sillni Amir Khanin pas këtij, do ta thyej”, deklaroi menjëherë Marku pas ndeshjes me Jenkins, ku lushnjari kërkoi përballjen me Khan.

Kjo ndeshje mes dy boksierëve mund të realizohet dhe sipas Ben Shalom i “Sky Sport” në një intervistë për  “iFL TV”, la të kuptohet se të gjithë tifozët mund të shikojnë një duel të tillë, madje kjo mund të ndodhë së shpejti në Tiranë.

Drejtori i përgjithshëm i “Boxxer” beson se Florian Marku mund të jetë kundërshtari ideal i ardhshëm i Amir Khanit.

“Është e vështirë të dihet. Amir ishte i dëmtuar, ai kishte një dëmtim në shpatull, ne i kemi parë skanimet, Ai kishte dhjetë javë për t’u përgatitur. Amiri dëshiron përsëri të luftojë. Në fakt më pëlqen Florian Marku, do ta doja atë luftë. Do të shohim, e di që ai është kthyer në palestër dhe dëshiron të rikthehet”, shtoi Ben Shalom.

Ben Shalom theksoi gjithashtu se Florian Marku ka premtuar se do të organizojnë një ndeshje të madhe në Shqipëri dhe sipas tij një përballje në Shqipëri do të kishte kuptim për të dy boksierët: “Ka kuptim për të dy dhe do të shohim”.

Khan së fundmi u mposht nga Brook dhe sipas Shalom, ai duhet fillimisht të ndeshet me dikë tjetër, para se të kërkoj një rindeshje me Brook.

“Amir Khan dëshiron të luftojë përsëri, por unë mendoj se ai e pranon se tani Kell Brook nuk është alternativa e duhur për të. Njerëzit duhet të shohin se Amir është serioz, nuk është vetëm për para. Njerëzit kanë thënë se duhet të siguroheni që Amir të tërhiqet. Nuk varet nga ne nëse Amir do të luftojë apo jo me një promotor tjetër ose me ne, kjo varet nga ai. Por unë mendoj se ai ka nevojë për një luftë tjetër tani dhe Kell do të shikojë gjëra të tjera”, ka deklaruar Shalom. /h.ll/albeu.com


Shtuar 4.04.2022 19:43