“E kam denoncuar që në 2017, askush nuk u mor me të”, Ylli Rakipi vë në vështirësi Brisida Shehaj në emision, reagimi i nënkryetares së LSI-së (VIDEO)

Gazetari Ylli Rakipi ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e inceneratorëve, ku SPAK nxori së fundi urdhër arresti për deputetin Alqi Bllako.

Ai tha se Klodian Zoton (njërin nga të shpallurit në kërkim për këtë aferë) e ka denoncuar që në 2017 për një zyrë në një qendër tregtare në Tiranë.

“Klodian Zoton e kam denoncuar që në 2017 pse nuk u mor askush me të?”, tha Rakipi, duke iu drejtuar nënkryetares së LSI Brisida Shehaj. Kjo e fundit nuk dha asnjë përgjigje shteruese mbi këtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)