Merret vendimi për duelin e prapambetur Bologna-Inter

Ditën e sotme është vendosur më në fund data e parë e mundshme për të luajtur ndeshjen mes Bolonjas dhe Interit e cila ishte në program për t’u luajtur në datën 6 janar, por që u shty në një datë të pa përcaktuar për shkak të problemeve me Covid-19.

Nga ajo çka raporton media italiane “Calcio e Finanza”, dueli mes Bolonjës dhe Interit pritet të luhet më 27 prill.

Zikaltërit e Interit prisnin fitoren 0-3 në tavolinë si pasoj e mos zbritjes në fushë të skuadrës së Bolonjës në ditën e ndeshjes. Rasti është mjaft i diskutuar për shkak të interpretimit të rregullores dhe vendimit që do të merret pritet të jetë përsëri mjaft i diskutuar.

Inter vazhdon luftën për titull kundër “kushërinjve” të Milanit dhe Napolit të drejtuar nga Luçiano Spaleti, dhe ky 3 pikësh ndaj skuadrës së Bolonjës do të ndihmonte skuadrën e drejtuar nga Simone Inzagi në ambiciet për të fituar përsëri Skudeton dhe për të vendosur kështu yllin e dytë në fanellë si 20- herë kampion të Italisë.


Shtuar 25.03.2022 20:00

Tags: ,