Pas reagimit dyshues të Jasmin, Ardian Bujupi vë pikat mbi i për lidhjen e shumëpërfolur (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme Jasmina foli për herë të parë rreth zërave se ajo dhe Ardian Bujupi janë në një lidhje. Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk dha një përgjigje të qartë, duke i shtuar akoma më shumë aludimet.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara”, tha ajo.

Mirëpo, nga ana tjetër burime pranë Ardianit kanë thënë për “Indeksonline” se këngëtari nuk është në një lidhje dashurie me Jasminën.

“Jo, Ardiani nuk është në lidhje dashurie me Jasminën as me këdo tjetër. Ai është ‘single”, është shprehur burimi.


Shtuar 24.03.2022 12:44