Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë, sot 3 humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 41 raste të reja me Covid-19 dhe 3 vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot, janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191. Në total numri i rasteve aktive është 642.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës. Deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 22.03.2022 15:09