Verratti: Maqedonia e Veriut skuadër defensive, kemi besim se do kualifikohemi

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme doli të fliste para mediave, Marco Verratti. Mesfushori i PSG komentoi përballjen me Maqedoninë e Veriut për fazën e “Play-Off”.

Italiane preku edhe dy ndeshjet e tjera me të cilat mund të përballet kombëtarja italiane në rast se arrin të kalojnë “pengesën” e “Play-Off-it”, ku do të viheshin përballë Portugalisë dhe Turqisë .

“Duhet të kemi besim, të mendojmë për fushën. E enjtja do të jetë një ndeshje e rëndësishme, kundër një ekipi që e meriton të jetë këtu. Siç bëmë gjatë Kampionatit Europian, duhet të shkojmë larg me entuziazëm dhe dëshirë.”

NDIFERENCË NDAJ KOMBËTARES? “Secili prej nesh ka histori të ndryshme me klubet e tyre, por këtu ne japim gjithçka. Me kombëtaren kemi arritur gjithmonë të ecim përpara”.

MUNDËSIA E FUNDIT PËR BOTËROR- “Askush nuk ka folur për këtë gjë. Jemi të gjithë të përqendruar për këto ndeshje. Të gjithë duam të luajmë në këtë Botëror, duhet të japim gjithçka”.

MUNDËSIA PËR TË MUNGUAR SËRISH NË BOTËROR- “Jemi mësuar të luajmë me këtë presion, është një moment i rëndësishëm për ne, e dimë. Nuk mund të lejojmë të qëndrojmë jashtë Botërorit, por e vetmja gjë që di është se duhet të punoj, të jap maksimumin dhe të bëjë gjithçka që duhet bërë. Edhe të tjerët do të bëjnë ndeshjen e jetës, ne duhet të bëjmë po të njëjtën gjë, në fund do të bëjmë llogaritë”

ÇFARË KA NDRYSHAR NGA EUROPIANI- “Ndërgjegjësimi dhe besimi jonë. Kemi fituar diçka të mrekullueshme duke luajtur me gëzim dhe entuziazëm. Ende edhe sot po flitet për atë fitore dhe na jep një forcë më shumë. Shumë tremben prej nesh, te PSG ka shumë portugezë dhe ata e dinë. Jam i sigurt se edhe të tjerët tremben për atë që kemi bërë dhe për atë që jemi. Kam besim se kemi shumë mundësi për të kaluar këtë turn”.

NDESHJA NDAJ MAQEDONISË SË VERIUT- “Maqedonia e Veriut është një skuadër që mbron shumë poshtë. Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj kundërsulmeve të tyre. Në të njëjtën kohë duhet të gjejmë hapësirat e duhura për t’i vendosur në vështirësi. Jemi duke diskutuar dhe duke punuar me Mancinin, nevojitet një ndeshje e madhe”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.03.2022 15:21