Mike Tyson nxjerr në shitje “veshin” e Holyfield (FOTO LAJM)

Boksieri me famë botërore, Mike Tyson, ka nxjerrë në shitje karamele në formë veshi.

Për më tepër, karamelet e gomuara janë me shije kanabisi dhe quhen “Kafshimet e Mike”, për t’i bërë homazh momentit më famëkeq të boksierit legjendar në ring.

Kujtojmë se më shumë se dy dekada më parë, Tyson kafshoi veshin e kundërshtarit të tij në ring, Evander Holyfield, në sfidën për titullin botëror në versionin ëBA në vitin 1997.

Holyfield, i vetmi boksier katër herë fitues i titullit të peshave të rënda, mundi fillimisht Tyson-in në Las Vegas në vitin 1996. Një vit më pas, në ndeshjen e revanshit që të gjithë prisnin me padurim, Tyson kafshoi veshin e kundërshtarit dhe e pështyu në ring copën e këputur, duke u eliminuar menjëherë nga gara. Incidenti bëri që ajo ndeshje të futej në historinë e boksit si ndër më të çuditshmet.


Shtuar 22.03.2022 14:49