Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së.
Basha dorëheqjen e njoftoi përmes një konference për shtyp.
“25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët dhe për shqiptarët masakra zgjedhore ndali ndryshimin me 25 prill.
Shpresa per tu ringritur ka marrë për fat te keq prej goditje të njëpasnjëshme. Personalisht investova gjithcka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, jam i bindur se do ta qartësojë koha.
Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve “, tha Basha.