Orë luksoze dhe pallat sekret, jeta VIP e Vladimir Putinit mbi “kurrizin” e popullit rus

Presidenti rus , Vladimir Putin, është mjaft i njohur për jetën luksoze që ai bën.

“The Mirror” i ka kushtuar një artikull Putinit, duke sjellë në vëmendje shpenzimet e tij marramendëse për veshjet, stërvitjen si edhe orët luksoze që duket se janë edhe të preferuarat e presidentit Putin.

Ndalur tek fjalimi i Putin që zhvilloi ditë më parë në një stadium në Moskë, The Mirror shkruan se mbante veshur një xhaketë me vlerë 10, 000  £, 31 herë më shumë se paga mesatare mujore e vendit.

Lideri rus është i njohur për shijet e tij të shtrenjta dhe ajo çfarë ka rënë në sy janë edhe orët e shtrenjta.

Për orët e tij thuhet se janë një koleksion me vlerë më shumë se 500,000 £.

Por shpenzimet e tij të larta nuk fokusohen vetëm në stilin e tij të veshjeve, ai është edhe pronar i një pallati prej 1 miliard dollarësh, i njohur si “Pallati i Putinin” , si edhe i 19 shtëpive  të tjera, 58 avionëve dhe helikopterëve dhe një super jahti 73 £.

The Mirror sjell disa nga shijet më të shtrenjta të Putinit , ndërsa disa prej të cilave i konsideron edhe blerje qesharake.

Rrobat e stilistëve duke përfshirë një xhketë prej 10,000 £

Putin zakonisht vishet me kostume të personalizuara dhe krevatë me ngjyra të errëta, ndërsa i kanë vënë edhe pseudonimin “Njeriu me të zeza”, pasi shihet se preferenca e tij është ngjyra e zezë.

Një rrobaqepës që merret me kostumet e tij ka thënë për Russia Beyond se  çmimet më të ulëta mund të jetën 4, 000 £.

Ndërsa marka e tij e preferuar është Brioni, ndërsa këpucët e tij vijnë nga John Lobb ose Salvatore Ferragamo.

Por stilisti i tij thuhet se do të heqë çdo etiketë, për të mos tërhequr vëmendjen nga markat luksoze.

Jashtë zyrës, ai zgjedh pulovrat me jakë V, pasi më parë kishte zgjedhur xhaketat dhe xhaketat e zeza.

Koleksioni luksoz i orëve

Putin njihet edhe për koleksionim të orëve, që thuhet se kap vlerën e rreth 450,000 £.

Koleksioni i tij i orëve të dorës të shtrenjta përfshin Tourbograph, një kryevepër 300,000 £ që shoqërohet me një rrip lëkure krokodili të qepur me dorë dhe krahë të veshur me ar.

Ora e tij u kap nga kamera gjatë një shtrëngimi duarsh me Angela Merkel në Berlin.

Tuta 2400 £ për stërvitje

Sakaq Putin shpenzon edhe për veshjet e tij në stërvitje.

Presidenti rus një herë pozoi duke u ushtruar sport, ndërsa shihej me tuta sportive Loro Piana prej 2,400 £.

Në një xhirim të organizuar së bashku me ish-kryeministrin Dimitri Medvedev, ai kreu një stërvitje me pajisje luksoze.

Ndryshe nga shumica e rrobave për palestrën, veshja e stilistëve është bërë nga lesh kashmiri dhe mëndafshi.

Veshja përshtatet me prirjen e Putinit për gjërat më të bukura, ndërkohë që pretendon se jeton me një pagë modeste të qeverisë.

Pallat sekret

“Pallati i Putinit” misterioz u shfaq në një video nga aktivisti rus Alexei Navalny.

Kremlini pretendon se shtëpia është një sipërmarrje biznesi nga biznesmenë të ndryshëm, pas pretendimeve të hedhura se ajo është në pronësi të presidentit rus.