Mihaj me Covid dhe Bajrami me temperaturë, Reja thërret Prengën dhe Çekiçin

Ka ndryshuar lista e të grumbulluarve për dy miqësoret e marsit, ku bëhet me dije se trajneri Edoardo reja ka thirrur në kombëtare dy lojtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për Herdi Prengën dhe Endri Çekiçin, të cilët do t’i bashkohen lojtarëve të tjerë për të qenë nën urdhrat e teknikut italian për ndeshjen me Spanjës më 26 dhe për Gjeorgjinë më 29 mars.

Shkak për këtë ndryshim të listës është bërë situata e dy lojtarëve të tjerë, ku Enea Mihaj ka rezultuar me covid-19 dhe është dashur të karantinohet, ndërsa lojtari tjetër është Nedim Bajrami i cili ka pasur simptoma gripale dhe temperaturë pasditen e të dielës. /albeu.com


Shtuar 21.03.2022 10:02