Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Mbrëmjen e sotme, në zonën e Kombinatit në Tiranë, janë konflikturat me dy shtetas, Arjan Shtëmbari, 60 vjeç dhe Edison Gashi, 43 vjeç.

60-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri, dhe menjëherë ka ndërhyrë policia duke ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Aktualisht policia ka shoqëruar dhe tre persona që dyshohet se kanë qenë prezentë.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.03.2022, në Kombinat, janë konfliktuar shtetasi A. Sh., 60 dhe E. G., 43 vjeç.

Gjatë konfliktit, këta dy shtetas, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 20.03.2022 21:59