Shtëpia e Bardhë: Biden nuk ka në plan të vizitojë Ukrainën këtë javë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se presidenti amerikan Joe Biden nuk ka në plan  të udhëtojë në Ukrainë këtë javë, ndërsa ai shkon në Evropë për samite të parakohshme urgjente.

“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdimin e tubimit të botës në mbështetje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por nuk ka plane për të udhëtuar në Ukrainë”, shkroi ajo në Twitter.

 

Në emisionin “State of the Union” të CNN-it, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield hodhi dyshime të mëdha mbi mundësinë që presidenti Joe Biden të vizitojë Ukrainën këtë javë kur të shkojë në Evropë.

Kujtojmë se Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës, I kërkoi ditën e djeshme Bidentit të vizitonte Ukraninën në shenjë solidariteti. Por, siç duket, Biden nuk do të shkojë./albeu.com


Shtuar 20.03.2022 16:57