Dybala dhe Vlahovic mjaftojnë për të futur Juventusin në rrugën e Scudettos (VIDEO)

Juventus ka fituar pak çaste më parë ndaj Salernitanës me rezultatin 2-0.

Goli i parë erdhi në minutën e 5-të nga Dybala pas një asistimi nga sulmuesi serb, Vlahovic.

Ndeshja ishte totalisht në kontrollin e “Zonjës së Vjetër”, ku në minutën e 29-të vjen edhe goli i dytë. De Sciglio një top për Vlahovic dhe sulmuesi e dërgon topin në rrjetë për të dyfishuar rezultatin.

Pjesa e dytë ishte e menaxhuar mirë dhe me kujdes nga Juventus, edhe pse Salernitana provoi të tregohej e rrezikshme.

Me këtë fitore Juventus futet në garë për Scudetton dhe tashmë ndodhet vetëm një pikë pas Interit, në vendin e katërt me 59 pikë./h.ll/albeu.com


Shtuar 20.03.2022 16:54