Bashkëshorti i Presidentes së Kosovës: Vjosa Osmani i tha e para Putinit “kriminel lufte”, pastaj Biden e më vonë britanikët

Bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu, ka shkruar në Facebook se ishte Vjosa Osmani e cila e kishte quajtur e para presidentin rus Vladimir Putin “kriminel lufte”.

Ai pretendon për një koordinim Prishtinë – Washington – Londër për t’ia dhënë Putinit këtë epitet.

Për këtë gjë ai ka sjellë edhe datat kur tre liderët e shteteve kanë bërë këtë deklaratë.

“8 mars 2022, Presidentja Vjosa Osmani: ‘Putini është kriminel lufte’

15 mars 2022, Presidenti Biden: ‘Putini është kriminel lufte’

17 mars 2022: Sekretarja e jashtme britanike Liz Truss: ‘Kemi prova shumë të forta që Putin ka kryer krime lufte‘”, ka shkruar ai, duke shtuar në fund një ‘hashtag’ për “sinkronizimin” dhe “rreshtimin” në politikën e jashtme./albeu.com/