Marina dhe Luana Vjollca rikthehen në Top Channel (VIDEO)

Motrat Vjollca, Marina dhe Luana janë sot ndër figurat më të famshme të ekranit shqiptar. Por karriera e tyre ka nisur pikërisht në TOP Channel edhe pse sot asnjëra prej vajzave nuk vazhdon të jetë aty.

Në promon e radhës të emisionit “Ëndërrtjerrësit”, ka zbuluar se Luana dhe Marina Vjollca janë rikthyer edhe njëherë në ekranin e Top Channel.

Dy motrat Vjollca ishin ulur pranë bashkëpunëtorëve që i kanë shoqëruar ndër vite, nga “Pa limit”, “Procesi sportiv”.

Në promo Luana dhe Marina kanë treguar me nostalgji si ishin fillimet e tyre dhe se nga çfarë janë privuar për shkak të punës.

“Episodi i 9-të i “Ëndërrtjerrësit”. Të ftuarit në këtë takim i lidh;  sporti, loja dhe argëtimi! Motrat Vjollca, pas shumë vitesh, në një intervistë të dyja së bashku, krah bashkëpunëtorëve”- shkruhet në këtë postim.

Marina aktualisht është prezantuese në spektaklin e humorit, në Tv Klan, Klanifornia, ndërsa Luana u shkëput vitin që shkoi nga Top-i dhe ende nuk e dimë ku do ta shohim edhe pse moderatorja ka premtuar së shpejti një projekt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)